Më 4 Gusht 1463, u zhvillua një nga betejat e shumta fitimtare të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, kundër trupave osmane të komanduara nga Sheremet Beu afër liqenit të Ohrit, nga ka marrë dhe emrin “Beteja e Ohrit”. Skëndërbeu pasi organizoi pritën afër vendit të dislokimit të trupave armike, dërgoi një pjesë të trimave shqiptarë, me Pejk Emanuelin dhe Pal Engjëllin në krye, që të ndillnin osmanët në pritë. Shqiptaret ia arritën qëllimit. Turqit duke ndjekur guximtarët shqiptarë, u gjendën të rrethuar në mesin e pritës. Luftëtarët shqiptarë e sulmuan armikun në të gjitha anët dhe e shpartalluan plotësisht. Fitorja e Ohrit, pati rendësi të madhe, sepse bënte pjesë në aksionin e përgjithshëm që do të ndërmerrej kundër pushtuesve osmanë, bashkë me shtetet perëndimore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Prill 1332 kryepeshkopi i Tivarit i dërgon relacion Filipit të VII për ngajshmërinë e gjuhës shqipe me atë latine
-
29 Prill 1895 lindi aktori që solli në ekranin tonë “Skënderbeun”, Akaki Harava
-
29 Prill 1920 qeveria e sapoformuar shqiptare paraqet para Këshillit Kombëtar programin e saj
-
29 Prill 1921 qeveria shqiptare i drejtohet Lidhjes së Kombeve
-
29 Prill 1937 Konti Ciano viziton Kuçovën