Gazetari Kosovar Rrahman Paçarizi u lind, më 3 Maj 1972, në Dragobil të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Rahovec dhe u diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Atje ndoqi dhe studimet pasuniversitare. Artikujt e parë, i botoi në revistën studentore “Fryma”, ku ishte dhe kryeredaktor i saj. Pas diplomimit kaloi në gazetën “Bota sot”. Në faqet e saj, gjejmë artikuj të shumtë mbi ngjarjet e brendshme në Kosovë por dhe mbi zhvillimet kulturore të vendit. Më vonë, kaloi si korrespondent i Radios “Europa e Lirë” për Prishtinën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Shtator 1304, Anzhuinët u premtojnë Shqiptarëve ruajtjen e privilegjeve
-
13 Shtator 1450, një kronikë Venedikase përshkruan “Rrethimin e parë të Krujës”
-
13 Shtator 1775, Ahmet Kurt Pasha u merr Bushatllinjve Tiranën dhe Kavajën
-
13 Shtator 1894, lindi Xhon Prisalti, vepra e tij u luajt në Teatrin Migjeni më 1980
-
13 Shtator 1937, Ministri Shqiptar i Ekonomisë Kombëtare flet në Radio Bari