Patrioti dhe luftëtari antifashist kosovar, Vehbi Rexhepi u nda nga jeta, më 28 Maj 1997. U lind në Gjilan më 1923. Ka qënë fotograf i njohur dhe luftëtar i lirisë. Që nga viti 1939, u lidh me luftën antifashiste në Shkup. Për veprimtarinë e tij gjatë pushtimit nazifashist, u burgos disa herë. Pas luftës, kreu disa funksione politiko-shoqërore në Gjilan. Për qëndrimet e tij patriotike, u dënua dhe u burgos në kampin famëkeq të përqëndrimit në Goli Otok. Pas lirimit, deri sa mbylli sytë, u mor me artin fotografik.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”