Poeti i madh amerikan Henri Uadsford Longfelou, i cili ka lindur, më 27 Shkurt 1807, ka hyrë në bibliotekat dhe shtëpitë shqiptare, që më 1916, kur Fan Noli përktheu dhe botoi në Boston të Shteteve të Bashkuara poemën “Skënderbeu”. 7 vite më pas Parashqevi Qiriazi pruri në shqip rrëfenjën “Evangjelia” që u botua në vitin 1923. Skënder Luarasi u dha lexuesve shqiptarë kryeveprën e poetit amerikan “Kënga e Hajevathës”. Për ne shqiptarët, interes të veçantë paraqet poema kushtuar Heroit tonë Kombëtar, e cila është përkthyer prej Fan Nolit dhe botuar e ribotuar disa herë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Qershor 1694, në Dhërmi të Himarës, vdiq murgu italian, Nilo Katalano
-
3 Qershor 1878, përfaqësuesit muslimanë e të krishterë të Prishtinës, i dërguan një protestë ambasadorit francez në Stamboll
-
3 Qershor 1913, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, miratoi dhe publikoi rregulloren mbi formimin e Milicisë Shqiptare
-
3 Qershor 1917, Vatra shpall 3 Qershorin si “Ditën e shpëtimit të Shqipërisë”
-
3 Qershor 1917, Gjenerali Ferrero shpall Pavarësinë e Shqipërisë nën protektoratin e Mbretërisë Italiane