Doktori i Shkencave Dhimitër Pinguli, u lind në Berat, më 26 Tetor 1907. Ai ndoqi normalen e Beratit dhe Gjimnazin e Shkodrës dhe fitoi dy diploma; për farmacist dhe inxhinier kimik, në Universitetin e Tuluzës dhe atë të Montepeliesë në Francë. Para luftës dhe në vitet e pushtimit, u punësua në farmacitë private të Vlorës dhe Durrës. Pas çlirimit, ka drejtuar laboratorët e naftës në Kuçovë, të fabrikës së Gomës në Durrës, të ndërmarrjes Kimike në Tiranë, atë të Industrisë Ushqimore, në laboratorin e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike, atë të Institutit të Kërkimit të Industrisë së Lehtë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Janar 1622, Pjetër Budi i dhuron Vatikanit Doktrinën e Krishterë
-
29 Janar 1888, u shua piktori Eduart Lir
-
29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi rezolutën me 11 pika
-
29 Janar 1913, Qeveria e Vlorës vendos të mbrohet Janina me çdo kusht
-
29 Janar 1920, u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare që organizoi Luftën e Vlorës

