Verën e vitit 1716, komandanti turk Xhanum Hoxha, që ishte nisur për të sulmuar Korfuzin, më 24 Qershor, ndërmori një ekspeditë ndëshkimore, kundër himariotëve rebelë. Në krye të një ushtrie prej 30000 vetësh, ai sulmoi Drimadhën, ku u zhvillua një betejë e përgjakshme. Strategu turk pësoi humbje të mëdha dhe me mbeturinat e ushtrisë së tij, shpejtoi të nisej për Korfuz.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Gusht 1823, u vra Marko Bocari, komandant suliot.
-
9 Gusht, Dita e Adhuruesve te Librave.
-
8 Gusht 1686, Rektori i Republikës së Raguzës kërkoi mbylljen e portit të Durrësit
-
8 Gusht 1854, shpërthen revolta e bukës në qytetin e Shkodrës
-
8 Gusht 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, shpalli vendimin për largimin e forcave ndërkombëtare nga Shqipëria