Në fshatin Bicaj të Kukësit, më 24 Maj 1959, u lind Haxhi Dogjani, inxhinier gjeolog. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit të Tiranës, u mor me kërkim zbulimin e mineralit të Kromit në rajonin e Suroit. Ka punuar edhe për zbulimin e rezervave të gurëve dekorativ, të gëlqerorë mermerizuar dhe të materialeve të tjera të ndërtimit, në rrethin e Kukësit. Për rezultate të mira, është dekoruar me “Medaljen për punë të shquar në gjeologji – miniera”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Nëntor 1445, Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë
-
28 Nëntor 1793, Shkodra dhe Lezha rrethuan dhe shpartalluan Ebubeqir Pashën
-
28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë; Pavarësi për Shqipërinë
-
28 Nëntor 1912, Ismail Qemali i kërkon Britanisë njohjen e Qeverisë Shqiptare
-
28 Nëntor 1922, u shfaq drama “Flamuri i Shqipërisë do të mbretërojë”
