Në Fransita të Kozencës në Italinë e Jugut, më 23 Nëntor 1843, u lind poeti, gjuhëtari dhe folkloristi arbëresh, Bernard Bilota. Ishte ndër nismëtarët e dy kongreseve gjuhësore arbëreshe, që u zhvilluan në Kalirjanë Kalabro, më 1895 dhe në Lungër 1897. Botoi shqip dy vëllime me vjersha dhe italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik. Në Tiranë, në vitin 1967, u botua poema e tij “Shpata e Skënderbeut”. Nga krijimtaria e Bernard Bilotës, kanë mbetur në dorëshkrim edhe mjaft vepra të tjera me interes, që flasin për zakonet, jetën dhe gjuhën e popullit arbëresh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Maj 1226, u dorëshkrua në manastirin e Shën Andreas afër Krujës Kodiku “Vatiheanus Greaus”
-
12 Maj 1913, Ismail Qemali i kërkon Mbretit të Greqisë të ndërpritet sulmi i ushtrisë greke brënda tokës shqiptare
-
12 Maj 1922, Komisioni i Lidhjes së Kombeve, bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë
-
12 Maj 1934, hyri në fuqi “Konventa Tregtare”, mes Shqipërisë dhe Republikës Çekosllovake
-
12 Maj 1937, shoqëria jashtëshkollore e Durrësit dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës”