Bota shkencore shqiptare sot kremton përvjetorin e lindjes së profesor Fatmir Shehut, inxhinjerit të shquar, për përpunimin e vendburimeve të naftës dhe të gazit. U lind në Gorisht të Mallakastrës, më 19 Mars 1942. Me problemet e “arit të zi”, u mor që në teknikumin e Naftës në Kuçovë dhe më pas në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në Tiranë, ku u diplomua në teknologjinë e shpimit të puseve ta naftës dhe të gazit. Rezultatet e mira në punë, e ndihmuan të ngjisë shkallët e karrierës shkencore, duke u emëruar në Institutin e Naftës dhe të Gazit në Patos, Drejtor i Drejtorisë së Naftës në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave e deri zëvëndësministër i Ministrisë së Energjitikës. Ai është autor i mbi 60 botimeve shkencore, brënda e jashtë vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës




