llia Shyti, një enciklopedi e vogël e artit tonë, u lind në Lushnjë, më 19 Korrik 1929. Jetën skenike e filloi në teatrin partizan. Pas betejave kundër fashistëve, luante për shokët e armëve, për fshatarët në zonat e çliruara. Çlirimi i vendit i hapi shtigje të reja për talentin dhe pasionet e tij. Janë mbi 100 role të luajtura prej tij, në fshatra e qytete. Janë mbi 50 filma ku ai ka lënë gjurmë, duke filluar nga filmi i parë artistik ”Tana” dhe duke përfunduar me ”Tingujt e harresës”. Illa Shyti, ka qënë drejtor i shtëpisë së kulturës, regjizor, skenograf, aktor dhe piktor. Janë mbi 400 portrete artistësh, që kanë dalë nga peneli i tij. Në fonotekën e Radio Tiranës dhe arkivin e Televizionit Publik Shqiptar, ruhen jo qindra por mijëra inçizime dhe filmime me zërin dhe figurën e artistit. Vetëm në emisionet për fëmijë, janë mbi 2000 përralla të interpretuara prej tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Korrik 332, lindi Julian Flavi, Perandor i Perandorisë Romake me prejardhje Ilire
-
1 Korrik 1666, lindi studjuesi gjerman Gotfrid Lajbnic
-
1 Korrik 1868, Festa Kombëtare e Kanadasë
-
1 Korrik 1919, Hasi kërkon nga Qeveria e Durrësit ta lirojë nga pushtuesit serbë
-
1 Korrik 1914, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli i kërkojnë Italisë të respektojë pavarësinë e shteti shqiptar