Me nismën dhe nën kryesinë e Bajo Topullit, në Nëntor të vitit 1905, në Manastir u formua “Komiteti për Lirinë e Shqipërisë”, ku bënin pjesë Halit Berzeshta, Gjergj Qiriazi, Fehmi Zavalani, etj. Sipas statutit të Komitetit, qëllimi i organizatës atdhetare ishte “të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellur vëllazërimin, dashurinë e bashkimin, duke përdorur çdo vegël për mbrothtësinë e kombit dhe të shpëtuarit nga zgjedha dhe errësira, në të cilën gjendet sot”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Shtator 1304, Anzhuini Filip, ripohon privilegjet për qytetet Shqiptare
-
5 Shtator 1878, vritet në kullën e Abdulla Pashë Drenit, i dërguari i Portës së Lartë
-
5 Shtator 1914, në Durrës u hoq flamuri shqiptar, nga rebelët e Mustafa Ndroqit dhe Musa Duzit
-
5 Shtator 1928, u formua Kabineti Mbretëror
-
5 Shtator 1937, Shqipëria prezantohet në panairin e Barit