Komiteti i shoqërisë patriotike “Shpresa”, më 15 Gusht 1902, organizoi një manifestim të mërgimtarëve shqiptarë në Bukuresht. Me këtë rast foli kryetari shoqatës, Pandeli Durmishi dhe sekretari i saj Asdreni. Pas ceremonisë, pjesëmarrësit dolën nëpër rrugët e Bukureshtit, me flamuj shqiptarë dhe me portrete të Gjergj Kastriotit. Në krye të manifestuesve, printe orkestra shqiptare, që luante marshin e Skëndërbeut dhe këngë të tjera patriotike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Shkurt 1468, Venediku merr masa pas vdekjes së Skënderbeut
-
13 Shkurt 1921, Kryeministri shqiptar ndalon “kantonizimin” e vendit
-
13 Shkurt 1937, u krijua shoqëria e transportit të udhëtarëve Adriatik
-
13 Shkurt 1937, përkujtohet sot luftëtari Halim Xhelo
-
13 Shkurt 1944, nisi operacioni gjerman “Pik” në Malësi të Gjakovës

