Në Pobergjë të Deçanit, më 12 Maj 1940, u lind ekonomisti dhe gazetari kosovar Sari Hadërgjonaj. Profesionin e ekonomistit dhe të gazetarit, e ka ushtruar në Sarajevë si korrespondent i gazetës “Rilindja” të Prishtinës, si redaktor i emisioneve shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës dhe korespondent i këtyre organeve në kryeqytetin e Kosovës. Qindra e mijëra shkrime, që mbajnë autorësinë e tij, janë botuar në faqet e shtypit shqiptar dhe të huaj, janë transmetuar nëpërmjet mikrofonit dhe ekranit të vogël. Hadërgjonaj është shquar edhe në fushën e përkthimit. Shumë vepra letrare të autorëve shqiptarë, i ka përkthyer e botuar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni, duke ndihmuar kështu, dialogun artistik dhe shpirtëror midis popujve të Ballkanit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Dhjetor 1948, OKB miraton Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut
-
10 Dhjetor 1781, në fermanin e Sulltanit përmendet për herë të parë Panairi i Shën Lleshit
-
10 Dhjetor 1912, mblidhet Konferenca e Ambasadorëve në Londër
-
10 Dhjetor 1916, shpallet krahina autonome e Korçës, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze
-
10 Dhjetor 1922, u ngrit Biblioteka Kombëtare
