Në fshatin Bicaj të Kukësit, më 24 Maj 1959, u lind Haxhi Dogjani, inxhinier gjeolog. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit të Tiranës, u mor me kërkim zbulimin e mineralit të Kromit në rajonin e Suroit. Ka punuar edhe për zbulimin e rezervave të gurëve dekorativ, të gëlqerorë mermerizuar dhe të materialeve të tjera të ndërtimit, në rrethin e Kukësit. Për rezultate të mira, është dekoruar me “Medaljen për punë të shquar në gjeologji – miniera”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj