Gazetari nga Ulqini Ali Cenaj, u lind, më 19 Korrik 1957. Shkollën fillore dhe të mesme, i kreu në vendlindje dhe u diplomua për gjuhë letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Karrjerën e gazetarisë, e nisi në gazetën “Rilindja”, që më pas, u quajt “Fjala”, “Shkëndija” dhe “Bujku”. Ka qënë redaktor në gazetën “Zërl” të Prishtinës, si dhe bashkëpunëtor i emisioneve shqipe të Radio-Podgoricës. Shkrimet e tij, ndeshen edhe në organe të tjera shqipe, që botohen në Shqipëri dhe në diasporë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti
-
7 Maj 1840, u lind Pjotër Iliç Çajkovski, një nga kompozitorët më të shquar rus dhe botëror
-
7 Maj 1861, u lind një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe shkencës indiane, Rabindranat Tagora
-
7 Maj 1879, delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë kërkuan të administronin vetë gjykatat
-
7 Maj 1914, andartët grekë sulmuan Nikolicën dhe Arrezën