Në Shkodër, më 19 Korrik 1900, u lind At Ciprian Nika, i rritur jetim, por me një zgjuarsi të natyrshme, pas përfundimit të Kolegjit Françeskan, ndoqi studimet e larta në Insbruk të Austrisë dhe në Romë, ku shugurohet meshtar. Në qytetin e lindjes përveç shërbesave fetare, u mor dhe me veprimtari artistike dhe kulturore. Ai ishte instrumentist, në bandën muzikore të françeskanëve dhe ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë, të At Martin Gjokës. Bashkë me Anton Harapin, Gjërgj Fishtën dhe Donat Kurtin, kanë bashkëpunuar me revistën e njohur “Hylli i Dritës”, ku ka botuar shumë shkrime dhe studime. At Ciprian Nika, ka mbajtur dhe poste të larta në hiearkinë kishtare dhe në Kuvendin Françeskan të Shkodrës. Në vitin 1946, u arrestua nga regjimi i kohës dhe u pushkatua pa gjyq.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Maj 1786, Sulltani fal Mahmut Pashë Bushatlliun
-
5 Maj 1842, lindi mësuesi i parë i gjuhës shqipe Jorgji Karbunara
-
5 Maj 1888, mërgimtari Grigor Nuka e lë pasurinë e tij në dobi të gjuhës shqipe
-
5 Maj 1906, në Leskovik zhvillohen betejat e para ndërmjet patriotëve shqiptarë dhe forcave osmane
-
5 Maj 1913, Qeveria e Vlorës fillon reformën për riorganizimin e sistemit gjyqësor