Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Korrik 1900, lindi në Shkodër At Ciprian Nika

Në Shkodër, më 19 Korrik 1900, u lind At Ciprian Nika, i rritur jetim, por me një zgjuarsi të natyrshme, pas përfundimit të Kolegjit Françeskan, ndoqi studimet e larta në Insbruk të Austrisë dhe në Romë, ku shugurohet meshtar. Në qytetin e lindjes përveç shërbesave fetare, u mor dhe me veprimtari artistike dhe kulturore. Ai ishte instrumentist, në bandën muzikore të françeskanëve dhe ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë, të At Martin Gjokës. Bashkë me Anton Harapin, Gjërgj Fishtën dhe Donat Kurtin, kanë bashkëpunuar me revistën e njohur “Hylli i Dritës”, ku ka botuar shumë shkrime dhe studime. At Ciprian Nika, ka mbajtur dhe poste të larta në hiearkinë kishtare dhe në Kuvendin Françeskan të Shkodrës. Në vitin 1946, u arrestua nga regjimi i kohës dhe u pushkatua pa gjyq.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version