Pioneri i Shkencës së Veterinarisë shqiptare, Prof. Dhimitër Vavakos, i cili u lind më 17 Qershor 1907. Në vitin 1932, u diplomua në Itali dhe iu propozua vendi i asistentit në Universitetin e Milanos, por u kthye në Atdhe dhe punoi si veteriner në rrethin e Kukësit. Me ndërhyrjen e Doktor Bilal Golemit, u dërgua për specializim në bakteriologji dhe pas kthimit, punoi me Doktorin në laboratorin Veterinar dhe më pas e drejtoi atë. Veprimtarinë shkencore Prof. Vavako, ia kushtoi studimit të etiologjisë, metodave të diagnozës dhe të profilaksisë së shumë sëmundjeve të kafshëve. Ai është autor i shumë punimeve shkencore, në fushën e mikrobiologjisë e të epizootologjisë. U mor me përgatitjen e vaksinës dhe të serumit, kundër plasjes dhe me metodat e reja për titrimin e tyre, me çështje të ndryshme epizootologjike e të parambrojtjes specifike të brucelozës enterotoksemisë e të zbokthit, prodhimin e një vaksine kundër paratifos së dhenëve, etj. Ai drejtoi Laboratorin Qëndror Veterinar, mbi bazën e të cilit ngriti Institutin e Kërkimeve Veterinare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj