Sot bota muzikore, përkujton përvjetorin e vdekjes të kompozitorit të madh Italian Gaetano Donixeti, i cili ka lënë më shumë se 70 opera, veç kompozimeve të tjera. Krijimtaria e pasur e Donixetit, është prezantuar në skenën operistike shqiptare me operan “Don Paskuale”, me dirigjent Simon Gjonin. Premiera e saj, ishte një nga veprat e para të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, ajo u dha në vitin 1959. Por kompozitorin e madh italian e lidh me botën shqiptare edhe bashkëpunimi ngushtë, që kishte ai me libretistin arbëresh Gjon Emanuel Bidera.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme




