Pionerja e skenës dhe ekranit shqiptar, Besa Imami, u lind më 8 Gusht 1928, është një ndër aktoret që ka hyrë në enciklopeditë e huaja. Për të shkruan “Tetralnaja Enciklopedia”, vëllimi i dytë në faqen 863. Besa, e nisi karrjerën skenike si amatore, me një pjesë të luajtur me rastin e zgjedhjeve të 2 Dhjetorit 1945 dhe e vazhdoi me sukses për më shumë se 40 vjet, kurse në ekran doli për herë të parë, në rolin e Donika Kastriotit, tek filmi sovjeto-shqiptar “Skëndërbeu”, xhiruar në vitin 1953 dhe lauruar me çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, një vit më vonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”



