U lind në Berat, më 8 Gusht 1925, shkrimtari desident Kasem Trebeshina. Mësimet e para i mori në Elbasan; atje mbaroi dhe shkollën Normale për mësues. Pas maturës, iu dha bursa për të ndjekur studimet në Institutin e Lartë të Teatrit “Nikolla Ostrovski”, në Leningrad, por për shkak të bindjeve të tij politike, i ndërpreu studimet dhe u kthye në Shqipëri. Pasioni i Kasem Trebeshinës ishte letërsia. Filloi të shkruante që në rini, por shumica e veprave të tij, nuk u botuan, sepse nuk i përshtateshin frymës të realizmit socialist. Libri i parë i Kasem Trebeshinës me titull “Rinia e kohës sonë”, u botua në vitin 1948. Tre vjet më vonë, doli në dritë vëllimi i dytë, “Mbarimi i një mbretërie”, që u pasua me vepra të tjera si, “Artani dhe Minja”, “Stina e stinëve”, etj. Por ai është autor i 140 titujve të shkruar, e të pabotuar dhe shkaku madhor, është promemorja e dërguar prej tij Enver Hoxhës, në tetor të vitit 1953, ku shprehte hapur pikëpamjet e tij mbi regjimin dhe organet e tij në Shqipëri. Rezultat i kësaj, ishin 17 vjet privim lirie dhe ndalimi i plotë i veprave të tij. Vetëm pas ndryshimeve të fundit, kanë filluar të botohen në Tiranë dhe Prishtinë, disa nga veprat e shkrimtarit disident.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Shtator 1304, Anzhuini Filip, ripohon privilegjet për qytetet Shqiptare
-
5 Shtator 1878, vritet në kullën e Abdulla Pashë Drenit, i dërguari i Portës së Lartë
-
5 Shtator 1914, në Durrës u hoq flamuri shqiptar, nga rebelët e Mustafa Ndroqit dhe Musa Duzit
-
5 Shtator 1928, u formua Kabineti Mbretëror
-
5 Shtator 1937, Shqipëria prezantohet në panairin e Barit