Gjuhëtari, leksikologu dhe akademiku Androki Kostallari, u lind më 7 Nëntor 1922. Arsimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua për filologji. Po atje fitoi titullin “Kandidat i Shkencave”. Pas studimeve, punoi në Institutin e Shkencave dhe me krijimin e institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, për shumë vite ishte drejtor i tij. Është ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave, anëtar i saj dhe i Presidiumit të Akademisë. Ai gëzonte dhe titullin “Honoris Causa”, të Universitetit të Stokholmit, “Mësues i Popullit”, “Profesor”, dy herë laurat i çmimit të Republikës, etj. Ka lënë një seri veprash e studime shkencore me vlera për gjuhësinë dhe shkencën tonë.
Referencat:
Biblioteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”