Më 7 Janar 1957, u nda nga jeta kleriku, atdhetari, poeti dhe filozofi Hafiz Ali Korça. U lind në Korçë në vitin 1873. Diplomën për teologji e fitoi në Stamboll por që në bangat e auditorit u lidh me lëvizjen patriotike dhe luftoi me pushkë e me penë për lirinë e atdheut dhe përparimin e tij. Atë e gjejmë në “çetat e komitëve”, por edhe si përfaqësues në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, ku vendoseshin fatet e cultures dhe arsimit shqiptar. Disa here përjetoi qelitë e burgjeve por edhe kabinetet e ministrive. Për idetë dhe ndjenjat patriotike u përpoq por asnjëherë nuk e la penën. Botoi edhe një libër kundër bolshevizmit, gjë që e bëri object përndjekjesh dhe persekutimi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”