Në veri të vendit, në Shkodër, më 7 Gusht 1833, sundimtari turk Ali Namik Pasha, organizoi një reprezalje të befasishme; ushtarët e tij u futën në lagjen e Tabakëve dhe Terezive, ku ndeshen në rezistencën e armatosur të shkodranëve dhe u detyruan të tërhiqeshin. Gjatë tërheqjes, ata sulmuan pazarin e qytetit, ku vodhën, grabitën e vranë zejtarët dhe çirakët e pafajshëm. Kjo shërbeu si shkëndi për një kryengritje, që e detyroi sulltanin të ndryshojë pushtetarët e vet në Shkodër.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Janar 1622, Pjetër Budi i dhuron Vatikanit Doktrinën e Krishterë
-
29 Janar 1888, u shua piktori Eduart Lir
-
29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi rezolutën me 11 pika
-
29 Janar 1913, Qeveria e Vlorës vendos të mbrohet Janina me çdo kusht
-
29 Janar 1920, u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare që organizoi Luftën e Vlorës



