Poeti, pedagogu e studiuesi Dhori Qiriazi, u lind në fshatin Lëngëzë të Kolonjës më 6 Janar 1933. Shkollën 7 vjeçare e mbaroi në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “28 Nëntori” të Shkodrës dhe në vitin 1958 u diplomua në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Në Shtator të atij viti filloi mësimdhënien në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” të Ersekës dhe më pas për shtatë vjet dha mësim në shkollat shtatëvjeçare të fshatrave Mollas e Boshanj, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Krijimtarinë letrare Dhori Qiriazi e ka filluar që në bankat e shkollës. Përmbledhja e parë poetike “Kur zemra rreh së pari” doli nga shtypi në vitin 1958. Disa nga vargjet e këtij libri u përkthyen në italisht nga Ernest Koliqi. Në shtypin tonë ndeshen edhe mjaft shkrime studimore të Dhori Qiriazit. Penës së tij i përkasin edhe shkrime si “Dhimitër Kamarda” dhe “Krishtërimi në Shqipëri”. Ai është dalluar edhe në fushën e shqipërimit, me përkthimin e Robert Bërnsit, Bajronit, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Korrik 1467, në “Librin e artë”, të Muranos flitet për furrën e shkrirjes të Nikola shqiptarit
-
5 Korrik 1761, në Elbasan u bë mbledhja e anëtarëve të esnafit të argjendarëve
-
5 Korrik 1908, u organizua Kuvendi i Ferizajt
-
5 Korrik 1910, u zhvillua lufta në qafën e Agrit
-
5 Korrik 1990, trupat serbe pushtojnë Radio-Televizionin e Prishtinës