Mihal Grameno, si pjesëmarrës i asaj që ka hyrë në historinë tonë si “Lufta e Mashkullorës”, ka lënë kujtimet e tij për 5 Marsin. Kjo ishte një nga betejat më të rëndësishme të çetës së komanduar nga Çerçiz Topulli, kundër ushtrisë osmane. Pas vrasjes së komandantit të xhandarmërisë së Gjirokastrës, forca të shumta osmane, të dërguara nga veliu i Janinës, për të ndjekur çetën shqiptare, rrethuan 5 luftëtarë të saj në fshatin Mashkullorë. Beteja filloi në 7 të mëngjesit, 5 shqiptarët që u mungonin edhe fishekët, luftuan kundër më shumë se 150 ushtarëve turq gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje mundën ta çanin rrethimin. Në fushën e betejës ra Hajredin Tremishti dhe 20 kundërshtarë. U plagos lehtë komandanti i çetës Çerçiz Topulli dhe Myftari, një nga luftëtarët e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Gusht 1463, u përfundua marrëveshja e paqes midis Senatit të Venedikut dhe Gjergj Kastriotit
-
20 Gusht 1629, në relacionin e Gjergj Bardhit flitet për rezistencën që malësorët e Dukagjinit, i bëjnë pushtuesve osmanë
-
20 Gusht 1892, lindi Sali Ceka, “Mësues i Popullit”
-
20 Gusht 1906, lindi një nga figurat madhore të kulturës dhe diasporës sonë, Doktor Stavro Skëndi
-
20 Gusht 1919, Qeveria Italiane nënshkruan marrëveshjen me delegacionin e Qeverisë së Durrësit