Në moshën 24 vjeçare, më 5 Dhjetor 1942, ra për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë militanti gjakovar, “Hero i Popullit”, Emin Duraku. U edukua me frymën patriotike në konviktin “Malet tona” të Shkodrës. U arrestua nga regjimi zogist dhe u dënua me burgim në vitin 1939, u arrestua dhe nga fashistët italianë në vitin 1940 dhe u internua në kampin e Ventotenës në Itali, por nuk u ligështua dhe nuk u thye dhe e vazhdoi luftën derisa u rendit mes 80 dëshmorëve dhe 15 heronjve të popullit, që gjimnazi i Shkodrës i dha luftës për liri dhe demokraci.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare

