Ikonografi Kostandin Shpataraku, përmendet në Kodikun e Kishës së Shën Kollit në Elbasan, më datën 31 Maj 1759, për zbukurimin e kësaj faltoreje, që është një monument i rëndësishëm i kulturës dhe artit tonë mesjetar. Piktori ka realizuar freske edhe në kishën e Shën Pjetrit në Vithkuq, në kishën e manastirit të Ardenicës në Fier, në Cikallesh të Kavajës, në kishën e Shën Prokopit në Verdisë të Pogradecit, etj. Kostandin Shpataraku, ka lënë shumë ikona me vlera të mëdha shpirtërore dhe artistike. Më e hershmja prej tyre, mban datën 1736, ndërsa si kryevepër e tij konsiderohet ikona e Shën Gjon Vladimirit. Disa nga punimet e tij ikonografike, ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Janar 1862, lindi Zef De Rada, biri i Arbëreshit të madh
-
31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor memorandumi “Kërkimet e Shqiptarëve”
-
31 Janar 1920, u miratua “Statuti i Lushnjës” ose Kushtetuta e parë Shqiptare
-
31 Janar 1925, u shpall Republika Shqiptare dhe Zogu President
-
31 Janar 1924, doli numri i parë i revistës “Reforma”

