Në Shkodër, më 3 Nëntor 1891, u lind kleriku, dramaturgu dhe shkrimtari, Ndre Zadeja. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe u diplomua për teologji në Austri. Krahas shërbesave fetare, u bë i njohur me krijimtarinë e tij letrare. Shkroi shumë vepra të cilat kanë mbetur në dorëshkrim, për mungesë të mjeteve financiare. Fat me të mirë patën melodramat e tij, të cilat u luajtën në skenat e Shkodrës dhe të Tiranës. Prej tyre përmendim “Ora e Shqypnisë”, “Rrethimi i Shkodrës” e “Rozafa”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit