Nga Pallati i Gjylhanasë, sulltan Abdyl Mexhiti, më 3 Nëntor 1839, shpalli reformën, që njihet në histori me emrin e Tanzimatit. Si rezultat i saj në gjithë Perandorinë, u vendos një shtypje e egër administrativo-ushtarake, e shoqëruar me një regjim fiskal të padurueshëm dhe me një shërbim ushtarak shumëvjeçar. Sami Frashëri, i ka cilësuar reformat e Tanzimatit si pushtim i dytë i Shqipërisë. Si reagim ato shkaktuan një valë të madhe kryengritjesh, në të gjithë vendin tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq