Ligji nr. 108 mbi Reformën Agrare, u shpall më 29 Gusht 1945. Në baze te tij u shpronësuan dhe u tjetërsuan me detyrim dhe pa shpërblim, tokat që ishin prona shtetërore, pronat e çifligarëve dhe institucioneve fetare, e gjithë toka private, që kalonte madhësinë mbi 5 hektar. Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar, iu shpërnda falas fshatarëve pa tokë ose atyre, që kishin pak tokë sipas parimit “Toka i përket atij që e punon”. Pjesa tjetër e tokës, u shpall tokë shtetërore dhe mbi bazën e saj, u ngritën ndërmarrjet bujqësore shtetërore. Me zbatimin e reformës agrare, u shpronësuan pa shpërblim 172659 hektar toke, 474227 rrënjë ullinj e 5923 kafshë pune. Pronë shtetërore u bënë gjithashtu pyjet, kullotat, ujërat dhe pasuritë e nëntokës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Maji është Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve
-
18 Maj 1273, Karli I Anzhu i dhuroi fisnikut arbëresh Pal Gropa disa feude që iu shtuan Mbretërisë së Arbrit
-
18 Maj 1430, Sulltani shtypi kryengritjen e Gjon Kastriotit
-
18 Maj 1835, pushtuesit osmanë, filluan spastrimin e aparatit administrativ nga nënpunësit shqiptarë
-
18 Maj 1854, Franc Bopi mbajti referatin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj”