Ligji nr. 108 mbi Reformën Agrare, u shpall më 29 Gusht 1945. Në baze te tij u shpronësuan dhe u tjetërsuan me detyrim dhe pa shpërblim, tokat që ishin prona shtetërore, pronat e çifligarëve dhe institucioneve fetare, e gjithë toka private, që kalonte madhësinë mbi 5 hektar. Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar, iu shpërnda falas fshatarëve pa tokë ose atyre, që kishin pak tokë sipas parimit “Toka i përket atij që e punon”. Pjesa tjetër e tokës, u shpall tokë shtetërore dhe mbi bazën e saj, u ngritën ndërmarrjet bujqësore shtetërore. Me zbatimin e reformës agrare, u shpronësuan pa shpërblim 172659 hektar toke, 474227 rrënjë ullinj e 5923 kafshë pune. Pronë shtetërore u bënë gjithashtu pyjet, kullotat, ujërat dhe pasuritë e nëntokës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Gusht 1939, Senati i Venedikut merr në zotërim Krujën dhe tokat përreth me kërkesë të Helena Topisë
-
28 Gusht 1750, Theofan Popa sjell në shqip mbishkrimin në Kishën e Shën Kollit të Voskopojës
-
28 Gusht 1933, ndahet nga jeta veprimtari i shquar i shkollës shqipe Qamil Balla
-
28 Gusht 1947, lindi gazetari nga Kosova Bashkim Ramadani
-
28 Gusht, Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me tre vende të botës