Një nga gjeologët e parë shqiptarë, Veronika Meko, u lind në Elbasan, më 28 Qershor 1932. Pas mbarimit të Politeknikumit në Tiranë, ajo punoi teknike gjeologe në “Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës” në Patos. Gjatë vitit 1957-1961, pa u shkëputur nga puna, ndoqi Fakultetin e Gjeoiogjisë e Minierave në Tiranë dhe u diplomua inxhinjere-gjeologe. Fill pas kësaj, u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë si përgjegjëse e Fondit Qëndror të Gjeologjisë, ku u mor me organizimin e bibliotekës shkencore të gjeologjisë, ngritjen e arkivave të gjeologjisë, pranë institucioneve dhe ndërmarrjeve gjeologjike. Eshtë nismëtare dhe bashkautore e bibliografisë së botimeve shqipe, për gjeologjinë, minierat dhe naftën dhe bibliografisë, për periudhën 1944-1985. Ajo është gjithashtu, bashkautore e tekstit “Gjeologjia” për shkollat e mesme teknologjike, si dhe e Hartës së Mineraleve të Dobishme të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Mars 1885, lindi gazetari patriot Paskal Aleksi
-
23 Mars 1855, Çezare Kanta i shkruan De Radës: “shqiptarët janë trashëgimtarë të Marko Boçarit”
-
23 Mars 1903, u lind Xheladin Nushi, patriot dhe pedagog
-
23 Mars 1920, lindi Zigur Lelo, kapedani i çetës së bashovitëve
-
23 Mars 1923 u krijua lidhja shoqerore e arsimtareve te Korces


