Në Korçë më 28 Janar 1885, lindi Thanas Floqi, një nga juristët dhe gazetarët e parë shqiptarë. U arsimua në Greqi dhe u diplomua në Universitetin e Athinës si jurist. Ai emigroi në ShBA dhe u bë ndër themeluesit e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” dhe më pas i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Bashkëpunoi me organet e shtypit që botohej në Amerikë, sidomos me gazetën “Kombi”. Në vitin 1908 u kthye në atdhe e punoi si jurist në Korçë, Vlorë etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit