Revista rumune, “Arta si frumosul”, më 27 Prill 1916, botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik “Avantul Tarili”, të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri, në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkëatdhetari ynë i njohur, ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria e këtij arkitekti, shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në Kajro, ai ka projektuar një bankë; ka kryer punime të rëndësishme aranzhimi në Itali dhe në Greqi. Në Itali, ai ka projektuar stabilimentin e banjave dhe disa vila në Lido, ka kryer restaurimin e kishës Santa Maria della Salute dhe San Giuseppe në Venecia, në pallatet Del Kupole dhe Delle Cornice, në godinën e një kinoteatri në Xhenova, etj. Në Shqipëri, Kristo Sotiri, ka lënë projekte të shumë ndërtesave dhe veprave të tjera arkitektonike në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Krujë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Tetor 1395, sundimtarja e Vlorës i kërkon mbrojtje Venedikut
-
5 Tetor 1583, kalendari Gregorian filloi të përdoret në Shqipëri
-
5 Tetor 1732, u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit
-
5 Tetor 1884, lindi Sulejman Delvina, Kryeministër i Shqipërisë
-
5 Tetor 1913, shënohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit shqiptar