Revista rumune, “Arta si frumosul”, më 27 Prill 1916, botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik “Avantul Tarili”, të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri, në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkëatdhetari ynë i njohur, ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria e këtij arkitekti, shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në Kajro, ai ka projektuar një bankë; ka kryer punime të rëndësishme aranzhimi në Itali dhe në Greqi. Në Itali, ai ka projektuar stabilimentin e banjave dhe disa vila në Lido, ka kryer restaurimin e kishës Santa Maria della Salute dhe San Giuseppe në Venecia, në pallatet Del Kupole dhe Delle Cornice, në godinën e një kinoteatri në Xhenova, etj. Në Shqipëri, Kristo Sotiri, ka lënë projekte të shumë ndërtesave dhe veprave të tjera arkitektonike në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Krujë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Tetor 1448, në Betejën e Drinit Skënderbeu shpartalloi Venedikasit
-
4 Tetor 1448, u nënshkrua paqja mes Shqiptarëve dhe Venedikut
-
4 Tetor 1759, Himariotët i dërgojnë përfaqësi perandoreshës ruse; të luftojmë bashkërisht osmanët
-
4 Tetor 1858, miratimi nga Porta e Lartë e kërkesës për të hapur shkollë shqipe në Tiranë
-
4 Tetor 1913, mbledhja e parë e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve