Më 25 mars 1990 në ndeshjen midis Besës dhe Partizanit, në minutën e 80’ të gjithë tifozët në stadium u ngritën në këmbë me sinjalin e parë. me mijëra qytetarë, u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enverit publikisht. Pjesëmarrësit në stadium shpërthyen me thirrjet: Poshtë komunizmi! Enver Hitler! Poshtë diktatura! Liri Demokraci! Televizioni mundohej me urdhrin e kryetarit të degës, të identifikonte autorët dhe organizatorët, por më kot. Policia gjakosi dhe burgosi dhjetëra të rinj. Me këto veprime legjendare Kavaja u bë për pushtetarët e kuq, thembra e Akilit. Për Shqipërinë, zemra e saj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”
-
11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”
-
11 Mars 1920, repartet ushtarake Franceze i dorëzuan Shkodrën forcës kombëtare Shqiptare
-
11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës
-
11 Mars 1933, lindi aktori shqiptar Vangjel Heba


