Shkrimtari dhe gazetari Llazar Siliqi u nda nga jeta, më 26 Maj 2001. U lind në Shkodër, në vitin 1924. Studimet e larta i ndoqi në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki”, në Moskë. Shkrimet e para i botoi në vitin 1943, në revistën “Liri”, organ i shtypit ilegal të Rinisë Antifashiste të Shkodrës. Me gazetari dhe publicistikë, është marrë edhe pas çlirimit. Për shumë vite, ai ka qënë kryeredaktor organeve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, i revistës “Nëntori” dhe gazetës “Drita”, ku ndër vite, janë botuar edhe shumë shkrime të tij. Autorësinë e tij e mbajnë vëllimet poetike “Ringjallja”, “Prishtina”, “Mësuesi”, “Borizanët”, “Vjersha dhe poema”, “Rruga e lumturisë”, etj. Nga pena e tij ka dalë edhe libreti i operas së parë shqiptare, “Mrika” me muzikë të Prenk Jakovës. Opera u shfaq për herë të parë në Shkodër, në dhjetor 1958.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”