Italiani Françisko Bidera, që hyri në botën shqiptare me luftën dhe gjakun e tij, që ra si dëshmor për lirinë e popullit kosovar, në moshën 38 vjeçare, më 25 Qershor 1999. Ai u vra në shtegun e Junikut, nga një breshëri automatiku e policisë ushtarake serbe, në territorin kosovar, në kufi me Shqipërinë. Ra pacifisti e antimilitaristi, me pushkë në dorë, i veshur me uniformën e UÇK-së. Derdhi gjakun sëbashku me tre shokë të brigadës 138, ndërsa po sillnin në Shqipëri, një bashkëluftëtar të plagosur. U varros me nderime nga shokët shqiptarë të armëve, nga vëlllezërit dhe motrat kosovare, në Koshare. Françesko Bidera, pat shkuar në Kosovën e spastrimeve etnike, në Kosovën e refugjatëve, të bombardimeve të NATO-s, të fshatrave dhe qyteteve të djegura e të shkatërruara, në Kosovën e varreve masive, me vetëdijen dhe ndërgjegjen e plotë, se mund të mos kthehej. Dhe ai vërtet, i nxori gjoksin plumbave në Junik, për të mbrojtur një korridor prej disa kilometrash në kufi, kalimin strategjik, që shërbente për furnizim më ushqime, armë, municion të luftëtarëve të lirisë në territorin e Kosovës. Nga ltalia, erdhi dhe ra në tokën kosovare, për të mbetur një hero shqiptar, hero dhe simbol i lirisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Qershor 1274, Karli Anzhuin mori disa fshatra arbërore nga kalorësi Jakob de Balsiniano në këmbim të disa privilegjeve të tjera
-
26 Qershor 1769, ndodhi rrënimi i parë i Voskopojës
-
26 Qershor 1878, dërgohet protestë Kongresit të Berlinit kundër cënimit të trojeve shqiptare
-
26 Qershor 1880, Fuqitë e Mëdha kërkojnë nga Stambolli që Malit të Zi t’i jepet Ulqini, jo Plava dhe Gucia
-
26 Qershor 1895, filloi ndërtimi i shkollës së tretë laike nga bashkësia Ortodokse e Tiranës