Punimi i parë i ikonografit shqiptar Joan Çetiri apo Joan Katros, mban datën 25 Mars të vitit 1792. Ai i përket familjes së piktorëve të afreskeve dhe ikonave, që kanë punuar kryesisht në Myzeqe dhe në Shqipërinë e mesme me prejardhje nga Grabova e Elbasanit. Së bashku me të vëllanë, Gjergjin, kanë pikturuar kishën e Shën Mitrit në Mezhan të Myzeqesë, muret e kishës së Shën Kollit në Vanaj të Fierit, ikonat e katedrales në kalanë e Beratit. Pikturat e tij shquhen për frymën popullore, karakterin krahinor të veshjeve me ornamente të frymëzuara nga zonat myzeqare. Kishat e zbukuruara nga peneli i Joanit dhe pinjollëve të tjerë të familjes së talentuar, janë shpallur të gjitha monumente kulture, sepse ruajnë vlera të mëdha shpirtërore dhe artistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Dhjetor 1461, Skënderbeu pushton kështjellën e Tranit në Itali
-
20 Dhjetor 1912, I. Qemali përgëzon kryekomandantin e Armatës Turke të Perëndimit
-
20 Dhjetor 1913, Qeveria e Vlorës formon xhandarmërinë; rregullat e shërbimit e kontrata
-
20 Dhjetor 1927, marrëveshja e parë arkeologjike midis Shqipërisë dhe Italisë
-
20 Dhjetor 1943, trimi i Çamërisë Ali Demi ra në betejë



