Sot përkujtohet përvjetori i vrasjes të Gani Jetishit, korespondent i gazetës “Rilindja” dhe për shumë vite, aktor dhe drejtor i Teatrit Popullor të Gjakovës. U lind në vitin 1934. U diplomua në Universitetin e Sarajeves, për gjuhë dhe letërsi frënge. Pas përfundimit të studimeve, dha mësim në Shkollën Normale të Gjakovës. Por kishte pasion skenën dhe teatrin. Filloi të luajë në Teatrin Popullor të Gjakovës, ku u emërua dhe drejtor i institucionit. Ai ishte teatri i dytë profesionist në Kosovë; në skenën e tij, Gani Jetishi luajti 20 vjet rresht. Në fakt karrierën dramatike, ai e filloi në vitin 1951, në Teatrin e Prishtinës, ku debutoi dy vjet rresht. Ndër vite ka realizuar dhjetra role të para në dramat shqiptare dhe të autorëve të huaj. Është shquar sidomos në rolin e Jonuzit, te drama “Epoka para gjyqit”, të Demir Beut te “Besa”, të Refikut te “Kush nuk vdes, nuk është njeri”, të Tosunit tek “Njeriu me top” etj. Ai ka përkthyer edhe disa pjesë të cilat janë vënë në skenë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Tetor 1367, fëmijët e të “kamurve” merrnin mësime private
-
22 Tetor 1451, Andrea Aleksi pikturon Lozhën madhështore të Ankonës
-
22 Tetor 1835, kryengritja e Hamza Kazazit i kushton shtrenjt myftiut dhe tre pashallarëve
-
22 Tetor 1880, 1000 vullnetarë shqiptarë luftuan për të mbrojtur Ulqinin
-
22 Tetor, dy perandorë të Evropës duan kontrollin e administratës shqiptare