Papa Pavli II, natën e Krishtlindjeve të vitit 1466, priti në Selinë e Shenjtë Gjergj Kastriot Skënderbeun. Heroi ynë Kombëtar ndodhej në Itali për të kërkuar ndihma dhe përkrahje, në luftën kundër dyndjeve osmane në ballkan. Ati i Shenjtë i dhuroi Skënderbeut një shpatë dhe një kësulë. Këto dhurata, që dikur i përkisnin Heroit tonë Kombëtar, u zotëruan nga Konti Volfgan Sturbengut, kurse tani ato, ndodhen në Muzeun Historik të Artit në Vjenë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës
