Më 24 Korrik 1930, vdiq Bajo Topulli, rilindasi i madh, luftëtar i çetave të armatosura, veprimtar i arsimit dhe kulturës shqiptare, “Hero i Popullit”. Ai lindi në Gjirokastër. U diplomua për pedagogji në Stamboll. Dha mësim në gjimnazin e Selanikut dhe të Manastirit. Në vitin 1905, themeloi Komitetin e Fshehtë, “Për lirinë e Shqipërisë” dhe punoi për shtrirjen e degëve të tij, në gjithë Shqipërinë. Një vit më vonë, themeloi çetën e parë, që veproi në malet e Korçës, të Gjirokastrës, etj. Në vitet 1908-1912, punoi për ngritjen e klubeve dhe të shkollave shqipe, në Gjirokaster, Janinë, Korçë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti


