Në Itali më 24 Janar 1919, vdiq patrioti i shquar i kombit tonë, Ismail Qemali, Hero i Popullit. Gjatë gjithë jetës së tij ai punoi dhe u përpoq për lirinë dhe pavarsinë e atdheut. Ishte midis atdhetarëve të shquar që formuluan 12 kërkesat drejtuar qeverisë turke për dhënien e një autonomie territoriale dhe administrative për të gjithë trojet shqiptare. Ismail Qemali luajti një rol të shquar në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në prag të kësaj ngjarjeje të madhe historike, ai udhëtoi nëpër Europë, duke marrë kontakte me shtetarë, diplomatë të huaj dhe me kolonitë shqiptare të mërgimit për parapërgatitjen e kushteve të nevojshme dhe pastaj, bashkë me përfaqësues të krahinave të ndryshme të vendit, erdhi në Vlorë, ku kryesoi Kuvendin Kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit
-
5 Dhjetor 1908, lindi luftëtari antifashist Qemal Muhedari
-
5 Dhjetor 1935, gazeta “Besa” shkruan për Tefta Tashkon
-
5 Dhjetor 1920, shpallet ligji për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar
-
5 Dhjetor 1941, përkujtohet sot patrioti dhe mësuesi Kristo Dako




