Sot përkujtohet martirizimi i “ heroit dhe dëshmorit të madh të Shqipërisë”, siç e ka quajtur Fan Noli, At Stath Melanin, klerik dhe atdhetar i madh. Duke vlerësuar rëndësinë e autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare, u dorëzua prift, që më 1899 në SHBA dhe u kthye në vendlindje, ku mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe. Mjaftoi kjo, që ai të bëhej armik për vdekje i shovinistëve grekë dhe pushtuesve osmanë. Tre herë e burgosën dhe sa qe gjallë, e ndoqën dhe e persekutuan, por ai s’ ktheu rrugë, organizoi çetën e “komitëve” dhe në krye të saj luftoi me armë për lirinë e atdheut. Qeveria e Vlorës më 1912, e emëroi komandant të ushtrisë në Përmet. Dy herë ishte në Amerikë, ku punoi me mërgimtarët, që të mbajnë gjallë traditat dhe gjuhën dhe të angazhohen në ndihmë të atdheut të largët. Ku u kthye në Atdhe “shërbëtorin e perëndisë” e kishin çkishëruar dhe e ndiqnin për t’a vrarë. Më 24 Dhjetor 1917, atë e martirizuan, ia prenë kokën dhe ia dërgan në Greqi, siç bënë shumë vite më parë osmanët me Ali Pashë Tepelenën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Tetor 1880, kundërshtohet vendimi i Fuqive për t’i dorëzuar Malit të Zi Ulqinin
-
30 Tetor 1914, ushtritë Italiane pushtojnë Sazanin
-
30 Tetor 1918, zëvendësohen pushtuesit; në vend të Austrisë, Serbia
-
30 Tetor 1925, publikohet në Shkodër gazeta e parë sportive
-
30 Tetor 1929, Ministri i Financave hedh në gjyq shoqërinë italiane AGIP

