Historiani italian Çezare Kanta, në një letër dërguar De Radës, më 23 Mars 1885, i quan shqiptarët trashigimtarë të Marko Boçarit, patriotit shqiptar dhe luftëtarit sypatrembur të revolucionit grek për çlirimin kombëtar. Për këtë hero me gjak arbëri, udhëtari anglez Stefën shkruan, “Për mua Miltiadhi në Marathonë dhe Leonidha në Termopilet, nuk ishin më heroikë se Marko Boçari. Ndërkohë historiani italian Arturo Gelanti, ka vënë në dukje se, dy gjeneralët kryesorë të Greqisë Odhise Andruço dhe Marko Boçari “ishin dy shqiptarë të mëdhenj”. Ndërsa shkrimtari i madh francez Viktor Hygo shkruan se humbja e këtij shqiptari trim qe shumë e ndjeshme për çështjen greke.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti



