Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes i shkrimtarit dhe klerikut Pjetër Budi, emrin e të cilit e ndeshim në enciklopeditë e huaja ruse. Në vëllimin e parë të “Enciklopedisë së shkurtër letrare” për të shkruhet: “Është autor i librave me përmbajtje fetare “Doktrina krishtere”, botuar më 1618, “Pasqyra e të rrëfyemit”, botuar më 1621 dhe “Rituali roman”, botim i 1621, në të cilat jepen gjithashtu edhe të dhëna mbi zakonet, gjendjen shoqërore dhe politike në vend. Budi e konsideronte të domosdoshëm bashkimin e gjithë popullit shqiptar pa dallim feje. Ai shfrytëzoi alfabetin latin me tre gërma cirilike, alfabet që u përdor në Shqipërinë e Veriut deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Tetor 1774, vëllezërit Zografi pikturojnë në Voskopojë
-
25 Tetor 1880, Sulltani ndërron pashallarët për të pushtuar Ulqinin
-
25 Tetor 1887, Francesco Krispi: autonomia e Shqipërisë pa gjak
-
25 Tetor 1893, Gjergj Theodhori vihet në krye të shoqërisë “Dituria” të Rumanisë
-
25 Tetor 1915, lindi Veli Stafa, poet



