Lek Matranga përfundoi, më 20 Mars 1592, përkthimin në shqip të katekizmës “E mbesuame e kërshtere”. Ky është një ndër përkthimet e para në gjuhën tonë që njohim deri më sot. Lek Matranga është autori më i vjetër arbëresh. Lindi në Horë të Arbëreshëve të Siçilisë më 1560. Pasi kreu studimet në një kolegj fetar të Romës u kthye në fshatin e vet, ku shërbeu si prift. Katekizma e shqipëruar dhe e botuar prej tij ka një rëndësi të madhe për dokumentmin e një faze të vjetër e të folmeve të arbërishtes. Në këtë vëllim është përfshirë dhe një vjershë, që është poezia e parë shqipe që njihet deri më sot.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”


