Profesor, Doktor Stavro Skëndi, një nga figurat madhore të kulturës dhe diasporës sonë, u lind në Korçë, më 20 Gusht 1906. U arsimua ne shkollën e çiftit Kenedi ne Korçë, në Robert Kolegj të Stambollit dhe u specializua në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë. Më 1931, filloi te ndjekë leksionet e filozofisë dhe historise në Universitetin e Sorbonës në Paris. Pas një kompletimi të tillë shkencor, u emërua mësues në Shkollën Tregëtare të Vlorës dhe me pas, në Liceun Kombëtar të Korçës. Për pjesëmarrje në veprimtaritë antifashiste, pas pushtimit të vendit nga këmishezinjtë e Musolinit, u burgos në Bari dhe u internua në kampin e përqëndrimit, në ishullin Ventolene. Në shtator të vitit 1941, u kthye në Atdhe dhe u bë një ndër drejtuesit e Ballit Kombëtar, në qarkun e Korçes. Ne vitin 1943, dha mësim në Robert Kolegjin e Stambollit dhe më 1946, emigroi në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Ballit Kombëtar për Amerikën. Por në mërgim, krahas politikes, ndoqi studimet pasuniversitare dhe fitoi titullin “Doktor në filozofi”, në Universitetin Kolumbia, të Nju Jorkut. Në vitet që pasuan, ka dhënë leksione ne Universitetin e Torontos, Universitetin Kolumbia, ka botuar disa libra shkencore dhe shumë artikuj studimor, në shtypin shkencor amerikan dhe të vendeve të tjera perendimore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Gusht 1463, u përfundua marrëveshja e paqes midis Senatit të Venedikut dhe Gjergj Kastriotit
-
20 Gusht 1629, në relacionin e Gjergj Bardhit flitet për rezistencën që malësorët e Dukagjinit, i bëjnë pushtuesve osmanë
-
20 Gusht 1892, lindi Sali Ceka, “Mësues i Popullit”
-
20 Gusht 1919, Qeveria Italiane nënshkruan marrëveshjen me delegacionin e Qeverisë së Durrësit
-
20 Gusht 1962, Orkestra Sinfonike e Radio-Tiranës dha koncertin e saj të parë