Ibrahim Rugova
Në Cerrë të komunës së Istogut në Kosovë, më 2 Dhjetor 1944, u lind shkrimtari, studiuesi dhe politikani i shquar kosovar Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Republikës së Kosovës. U diplomua për gjuhë-letërsi në Universitetin e Prishtinës. Karrierën e tij e filloi si arsimtar dhe redaktor i fletores “Bota e re”. Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u shqua si kritik dhe estet letrar, gjë që e shpuri në postin e kryetarit të shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës dhe i dha titullin e lartë “Doktor i Shkencave”. Sukses më të madh pati Ibrahim Rugova, në luftën politike, ai ishte nismëtar dhe drejtues i lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, në Maj të vitit 1992, ai u zgjodh në postin e lartë të Presidentit të Republikës, detyrë patriotike, që e kreu deri në fund të jetës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj